Bebe Rexha është përzgjedhur të jetë zëri i një personazhi për një film të animuar amerikan.
Këngëtarja këtë e ka bërë të ditur vet përmes profilit të saj në Instagram, ku ka treguar se filmi “Ugly Dolls” do ta ketë premierën me tre maj të këtij viti.
Këngëtarja e ka huazuar zërin e saj për një film me regji të Kelly Asbury, ndërsa në film po ashtu luajnë Kelly Clarkson, Nick Jonas, Pitbull, Blake Shelton, Emma Roberts dhe Gabriel Iglesias.
Trailerin e filmit mund ta ndiqni këtu: