Sot, këngëtari Skerdi bëri një instastory qesharake në llogarinë e tij në Instagram, që i dedikohej Ledri Vulës.
Gjithçka lidhej me videoklipin e fundit “Menemadhe” nga Ledri, Lyrical Son dhe Mc Kresha, ku Ledri shihej duke hedhur shishen me një shënim brenda në det.
Skerdi ka kapur një përshkrim të një lajmi ku thuhej “italiani gjen shishen me letër brenda, shënimi i veçantë i përket një shqiptareje”.
Foton me përshkrimin dhe Ledrin duke lëshuar shishen i bëri bashkë dhe i vendosi në instastory duke thënë: “kaçurrelsi i bën këto gjëra”.
Të njëjtin postim e ka marrë Ledri dhe e ka publikuar në profilin e tij duke bërë me dije se i pëlqej ‘sekreti’ i zbuluar nga Skerdi.
Nëse nuk e dini, Skerdi dhe Ledri janë bashkëpunëtorë shumë të mirë. Të dy kanë punuar bashkë edhe në këngë si “Messi” dhe “Pablo” të dyja hite me miliona klikime në youtube./Prive.al