Sot një javë, Adelina Tahiri theu heshtjen me një intervistë ekskluzive për Prive ku shpalosi shumë gjëra.
Sonte, ajo ishte e ftuar tashmë tek Klani i Shqipërisënë një intervistë me Ermal Mamaqin.
Për të parën herë, në intervistë u shfaqën inserte me fytyrë të plotë të djalit të këngëtares, Jon Markov.
Pamjet janë të papublikuara më herët teksa janë shkrepur nga kompania ‘Hera Company’ e Rezarta Shkurtës.
Kujt i ngjan më shumë? Adelinës apo Serjozës? /Prive.al