Jetë të bukur në Instagram, Emina Çunmulaj ndan imazhe nga jeta e saj reale

By

Po të hymë në Instagramin e modeles Emina, do shohim fotografi perfekte të jetës së saj, veshjeve e këpucëve të shtrenjta dhe dy vajzat e bukura të saj.

Ajo gjithmonë ka ndarë fotografi mes jetës super luksoze në SHBA dhe jetës modeste në Mal të Zi prej nga dhe vjen modelja.

Pas pushimeve që i bëri në Ulqin ajo u drejtua për nga vise pak më luksoze, në plazhet e Saint Tropez në rivierën franceze.

Sot në Instagram ajo postoi një fotografi në një shtrat “king size”, me mbulesa të bardha që duken shumë të këndshme. E si të mos mjaftonte kjo ajo ndodhet në një nga vendet më të bukura në një shtrat të mbushur me trëndafila të kuq.

View this post on Instagram

R O S E S 🥀

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Por Emina megjithëse një modele dhe bën jetën e ëndrrave, ajo ka edhe dy vajza të vogla Ella dhe Mia, të cilat kërkojnë pa ndalë vëmendjen e nënës së tyre edhe gjatë një “photoshooting-u”.

Ajo postoi në Instagram dy fotografi të bashkangjitura ku bën dallimin e “jetës së Instagramit” dhe “jetës reale”. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm