Muzika “Reggae” shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

By

Kombet e Bashkuara e kanë konsideruar  muzikën  “Reggae” si të denjë për tu mbrojtur dhe promovuar, duke e listuar kështu në  listën së trashëgimisë botërore të UNESCO.

Rryma muzikore që  lindi nga Xhamajka në vitet 1960, falë artistëve si Toots dhe Maytals, Peter Tosh dhe Bob Marley, iu shtua koleksioneve të “trashëgimisë kulturore të paprekshme”.

UNESCO  e ka vlerësuar muzikën “Reggae” si një rrymë socio-politike, sensuale dhe shpirtërore, që ka depërtuar në të gjithë botën.

Reggae u bë popullor në Shtetet e Bashkuara, por veçanërisht lulëzoi në Britani të Madhe, e cila ishte bërë shtëpia e shumë emigrantëve xhamajkanë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Përfaqësuesi i kësaj muzike është padyshim Bob Marley, i cili për xhamajkenët është një revolucionar që nëpërmjet këngës  zgjonte ndërgjegjen ndër masat kundra anarkisteve në pushtet, shkruan politiko.al. Falë koncerteve të shumta sodalitare në Afrikë, ai u bë urë lidhese mes Xhamajkës dhe pjesës tjetër të kontinentit të zi. Por mbi të gjitha ishte zëri i dashurisë romantike dhe vëllazërore në mbarë botën.

UNESCO e ka vlerësuar këtë muzikë si unike dhe më një kontribut të rëndësishëm në botë për çështjet e padrejtësisë, rezistencës, dashurisë dhe njerëzimit, dhe që ka përcjellë mesazhe të forta për njerëzimin.

Artikuj të ngjashëm