Këto ishin fjalët e Dua Lipës për shqiptarët pas koncertit në Romë

By

Mbrëmë, Dua Lipa performoi krah shumë artistëve shqiptarë për nder të 550 vjetorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Romë të Italisë.

Këngëtarja postoi shumë fotografi nga koncerti duke na treguar edhe dukjen e saj në të zeza.

Pas përfundimit, Dua postoi edhe njëherë dhe shkroi disa fjalë për ndjenjën që e përjetoi.

“Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastrioti Skënderbeun kur performova bashkë me shumë artistë shqiptarë tepër të talentuar…Dashuria ime për rrënjet e mia dhe nga unë vi rritet edhe më shumë saqë nuk e kisha imagjinuar. Çfarë ndjenje”, shkroi ajo nën dy fotografi të cilat i postoi pas ceremonisë.

Përveç Dua’s, të tjerë që kënduan ishin Elhaida Dani, tenori Ramë Lahaj, Inva Mula dhe të tjerë.

Artikuj të ngjashëm