Endri sjell ‘Dy zemra’

By

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Endri ka publikuar sonte në orën 20 këngën e tij më të re të titulluar ‘Dy zemra’.

Ky krijim muzikor është realizuar në studion e Zzapp&Chriss dhe ka tekst të shkruar nga Getinjo dhe Filloreta Raqi.

Për vizuelizimin e konceptit të projektit është përkujdesur XL Production.

Që në momentet e para kjo këngë ka marrë kritika pozitive nga fansat e Endrit të cilët e kanë pritur ‘Dy zemra’ me padurim.

Kujtojmë se Endri gjatë verës solli projektin me Getinjon, ‘Kukllat’ që gjithashtu u prit mjaft mirë nga publiku gjatë muajve të nxehtë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm