Ai momenti kur Enca Haxhia krijon ‘meme’ nga fotografia e saj

By

Ka një sens simpatik humori kjo Enca Haxhia dhe shpesh shakatë i ka të tilla që u ngjajnë me ato faqet e Instagramit që krijojnë shaka nga çdo gjë.

Këngëtarja e famshme shqiptare, Enca Haxhia ka publikuar në Instagramin e  saj një fotografi nga seti i fundit i xhirimeve të klipit të saj.

Duke u grimuar në dhomën e make-up gjatë përgatitjeve, kamera e ka kapur në një pozicion shumë serioz e aq edhe qesharak dhe ajo ka ditur të krijojë një ‘meme’ nga kjo fotografi.

Meme janë ato imazhet që sot paraqesin ekspresionet e fytyrave të njerëzve e situata kryesisht qesharake.

“Kur pret për një burrë”, – shkruan Enca, e më pas shton edhe: “Kur të martojnë me mblesëri”, duke bërë shaka me fytyrën e saj që shkon edhe në kajde të mërzitjes.

Artikuj të ngjashëm