Jonah Hill ndaloi së fundmi në SiriusXM për një intervistë në The Howard Show në New York, transmeton Klan Kosova.
Aktori 34-vjeçar tregoi pse nuk pi alkool më dhe nuk shkon nëpër klube të natës.
‘Jo unë nuk pi. Nuk shkoj në party’, tha Jonah.
‘Më pëlqen të jem më i shëndetshme. Të jem në humor të mirë. Duke qenë në ndikimin e alkoolit, ndikon edhe në humorin tuaj, tek unë të paktën po. Unë i mbështes njerëzit që jetojnë dhe janë të lumtur’.
Jonah tha se po përpiqet ta lë cigaren dhe tregoi poashtu se nuk pi marihuanë.
‘Unë jam një qenie njerëzore, kështu që po përpiqem ta lë duhanin. Është gjëja e fundit me të cilën po merrem’.
Aktori poashtu foli edhe për vëllanë e tij Jordan Feldstein i cili vdiq vitin e kaluar.
‘E vetmja arsye që nuk dua të flas për të është sepse është shumë e dhimbshme. Më mungon, do doja që ai të ishte këtu’.