Vëllai i moderatores së njohur shqiptare, kapet me drogë në Shqipëri

By

Endrit Vejsiu, 29 vjeçari që u kap një ditë më parë me drogë dhe mina me telekomandë në makinë nuk rezulton person me precedentë penalë derisa  siç raportojnë mediat shqiptare, ai është vëllai i prezantueses së njohur Alketa Vejsiu.

Vëllai i moderatores u kap gjatë operacionit “Telekomanda”, teksa po qarkullonte me një mjet tip “Opel” dhe gjatë kontrollit u konstatuan në gomën rezervë në bagazh katër mina me telekomandë dhe një sasi lënde narkotike, raporton Lapsi.al.

Ai u arrestua menjëherë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ka pasur informacion paraprak për veprimtarinë e të riut nga Tirana, i cili do të kryente transportin e minave me telekomandë, që dyshohet se do të përdoreshin nga porositësit për qëllime kriminale.

Artikuj të ngjashëm