Bes Kallaku po sjellë film të ri, por cili ishte roli i Xhensilës?

By

Aktori shqiptar Bes Kallaku ka deklaruar se do të sjellë së shpejti një film të ri. Filmi do të prodhohet nga kompania e tij “Loku Film” dhe do të jetë i zhanrit komedi – ashtu sic edhe i përputhet karakterit të tij.

Besi ka publikuar sot një poster dhe shkruane: “Vjen së shpejti. Një projekt që ka mbi dy vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco. Zoti ju rujt ër ejj”.

Xhensila e ka ripostuar këtë foto në Instagram dhe ka zbuluar se edhe ajo ka pasur një rol të rëndësishëm pasi ka qenë krah Besit në çdo ditë pune.

“Jam e bindur ne suksesin dhe finalizimin e çdo projekti tendin, aq me tepër këtij në te cilin kam qenë dëshmitare e çdo dite pune tënden. Mbare shpirt, me Zotin ne krah”, shkruan Xhensila.

Dyshja po mbushin dy vjet të martuar, ndërsa martesa e tyre është bekuar me një vajzë e cila quhet Ajka, e të cilën megjithatë publiku s’e ka parë asnjëherë meqë prindërit e saj e ruajtën hermetikisht privatësinë e vogëlushes.

https://www.instagram.com/p/Bykf39Nh04e/

Artikuj të ngjashëm