S4MM po ‘gatuan’ diçka të re

By

Në gusht, reperi nga Tetova S4MM, erdhi përsëri në bashkëpunim me reperin Noizy.

Kënga e reperëve me titull “Puerto Rico” nuk është bashkëpunimi i parë i artistëve, ku para 1 viti u bënë bashkë për këngën “Po thu”. Kurse para vjetësh ata sollën bashkëpunimin me titull, “La Familia”.

Menjëherë pas lansimit, në një postim tashmë të fshirë nga llogaria e tij në Instagram, ai paralajmëroi se ka nisur puna për një tjetër këngë.

Përsëri një bashkëpunim, po kësaj radhë artisti ka menduar të mos vijë me ndonjë emër të njohur por me një artist të ri.

E që nga atëherë, reperi nuk ka zbuluar emrin e dytë të këtij bashkëpunimi, titulli i të cilit nuk u bë i ditur.

Reperi po ‘gatuan’ diçka të re, që mund të jetë edhe ky bashkëpunim, sipas një fotografie që ai ka postuar në llogarinë e tij në Instagram.

No description available.

Detajet më të hollësishme do të zbulohen me kohë, e ju qëndroni me Prive! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm