Gruaja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa: I jam mirënjohëse Noizyt

By

Bashkëshortja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranë Erion Veliajt, Ajola Xoxa, kohëve të fundit është marrë me videoklipe, konkretisht punoi si regjisore.

Klipin e fundit që Ajola realizoi ishte kënga e Noizyt në bashkëpunim me reperin italian Ghali, për këngën ‘Parku i Lojërave’.

Përmes një statusi në Instagram, Ajola i falënderoi pafund artistët për besimin e dhënë, por foli edhe për profesionalizmin e Noizyt dhe zemërgjerësinë e tij.

‘I jam pafund mirenjohese Noizyt dhe  Ghalit  per besimin e tyre ne krijimin dhe drejtimin e kesaj video.

Noizy vertet eshte se jashtmi ai reperi cool dhe rebel, por po aq eshte nje njeri jashtezakonisht serioz ne pune, gjithmone i perpikte ne orar, vleresues dhe mirenjohes me absolutisht te gjithe stafin qe punoi 3 dite per kete video, pafund i dashur me femijet qe kishim ne set, asnjehere nervoz, asnjehere kritikues, por gjithmone motivues per ne te gjithe, vleresues per punen e secilit dhe i angazhuar ne cdo moment te jape edhe me teper nga cfare i kerkohet, plot mbeshtetje dhe mbi te gjitha plot mirenjohje nga fillimi deri ne fund.

Thank you shoku for your humble, peaceful and grateful soul’, ka shkruar më tej ajo.

 

Artikuj të ngjashëm