Ka kohë prej kur është larguar nga jeta publike dhe projektet i ka relativisht të rralla.
Korab Jetishi, djali i këngëtarit Shkëlzen Jetishit po jeton mes Kosovës dhe Amerikës, i angazhuar në biznese familjare.
Por, fundi i Gushtit për këngëtarin nuk është rezervuar për ndonjë gjë tjetër pos pushimeve.
Me bashkëshorten, ai ka marrë rrugë drejt Turqisë, nga ku ka postuar fotografi, të ndara me ndjekësit në rrjete sociale.