Bieta Sulo zbulon emisionin e ri duke konfuzuar të gjithë

By

Disa javë më parë u tha që Bieta Sulo do jetë moderatorja e re e ‘Pasdite në Top Channel’.

Bashkëshortja e Alban Dudushit nuk pohoi as mohoi zhvillimin.

Por sot përmes një postimi, ajo ka bërë lëmsh ndjekësit.

Përmes një promoje, Bieta ka paralajmëruar se nga Shtatori do nisë emisionin ‘Ftesë për 5’.

Nuk dihet nëse ky do jetë format i ri i Pasdites, transmetuar nga ora 5 pasdite apo bëhet fjalë për një program tërësisht të ri.

Kujtojmë se Top Channel, këtë sezon të ri ka paralajmëruar se do vijë me një varg programesh të reja, nën vulën e Ben Blushit si drejtor i përgjithshëm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm