Rita Ora u paraqit e jashtëzakonshme në tapetin e kuq gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve MTV VMAs 2018-të në New York.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, që u nominua në dy kategori çmimesh këtë vit, ia ka dalë të fitojë njërin prej tyre.
“Best Dance”, i ka takuar Rita Orës për këngën “Lonley Together”, në bashkëpunim me Aviciin, i cili këtë vit edhe ndërroi jetë.
Por pavarësisht suksesit duke rrëmbyer një trofe, Rita Ora ishte një sukses edhe me pamjen e saj.
Duke dalë në tapetin e kuq në një fustan tërësisht transparent, ajo i la pak imagjinatës. Fustani i Orës transparent dhe me dantellë, nuk i mbulonte as gjoksin megjithatë ajo po rrezatonte.
E mediat e njohura botërore si Daily Mail, Cosmopolitan, E! Neës e të tjera, e kanë radhitur Rita Orën në mesin e artisteve që po dukeshin më së miri e aty bënin pjesë edhe reperja Cardi B, këngëtarja Camila Cabello e të tjera. /Prive.al