24 orëshi i fundit ka qenë i kobshëm për prezantuesin e njohur shqiptar, Ardit Gjebrea.
Ai është përballur me humbjen aspak të lehtë të një prej personave më të dashur – nënës.
Ka qenë vetë Arditi ai i cili e ka kujtuar njeriun e shtrenjtë të tij përmes një postimi në rrjete sociale ku ndan dhembjen me ndjekësit e shumtë.
‘Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde… Lutem që engjëjt të kujdesen për ty’ – deklaron Gjebrea në postimin e bërë.
Varrimi i së ndjerës bëhet sot në ora 5 pasdite në varrezat e Sharrës. Ngushëllime familjes! /Prive.al