Klea Huta ndan detajet e projektit të ri televiziv

By

Klea Huta, e cila u bë e njohur në emisionin “Gjeniu i Vogël”, para pak muajsh lajmëroi se do të do të niste një projekt të ri televiziv në ‘Top-Channel’, një emision i dedikuar shqiptarëve të famshëm që jetojnë dhe janë të njohur edhe jashtë shtetit.

Moderatorja ka udhëtuar në disa vende të ndryshme të Amerikës si New York , Los Angeles apo Miami për të takuar disa nga personazhet shqiptarë.

Siç ka bërë të ditur Klea, tashmë xhirimet kanë përfunduar dhe emisioni do të nisë transmetimin në shtator.

Pjesë e emisionit do të jetë fotografi Fadil Bersisha, modelet shqiptare, Angela Martini, Afërdita Dreshaj dhe Emina Çunmulaj, valltari Tony Dovolani, si dhe aktori James Biberaj.

Artikuj të ngjashëm