Deri më tani, këngët e saja që të gjitha kanë qenë histori dashurie, me fund të hidhur.
Por kënga e re e këngëtares Shkurte Gashi, s’do të jetë më vetëm një histori, por do përçojë edhe mesazh.
E ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, Gashi ka rrëfyer se synon të marrë pjesë edhe në “Këngën Magjike” dhe projekti që ka i përputhet shumë formatit.
“Kam një këngë që është e përshtatshme për atë festival. Kënga ka një mesazh, unë aty loboj për të drejtat e femrave”, ka thënë Gashi.
Ndiqeni të plotë intervistën e saj në linkun më poshtë: