Një vit nga vdekja e Kobe Bryant

By

Vdekja e Kobe Bryant në një aksident me helikopter në 26 janar të vitit të kaluar, është një nga ato momentet që njerëzit do të kujtojmë gjithmonë se ku ishin kur dëgjuan lajmin.

“Shumë njerëz u shtrinë në tokë dhe filluan të qanin”, ka thënë trajneri i Golden State Ëarrior, Steve Kerr.

“Ishte një nga momentet më të këqija të gjithë jetës tonë. Askush s’do ta harrojë atë ditë”.

“Njerëz, është një thënie që koha i shëron të gjitha”, tha LeBron James pas fitores së Los Angeles Lakers ndaj Chicago të shtunën.

Një vit nga vdekja e papritur e Kobe Bryant, ata që ishin brenda Lakers ende e ndjejnë mungesën e tij.

Disa herë gjatë fazës së kaluar fituese të sezonit të kaluar dhe finalet e NBA, Lakers veshën fanellat e tyre ‘Black Mamba’ për të përkujtuar Bryant dhe vajzën e tij Gianna, të cilët vdiqën në një përplasje helikopteri së bashku me shtatë të tjerët në 26 janar të vitit të kaluar.

Fanellat u krijuan nga Bryant – i cili i dha vetes pseudonimin ‘Black Mamba’ gjatë karrierës së tij – dhe u vesh për herë të parë në sezonin 2018, transmeton Klan Kosova.

Më datë 26 janar, ylli i basketbollit Kobe Bryant vdiq pasi helikopteri më të cilën po udhëtonte u rrëzua në një kodër në veri të Los Angeles.

Në helikopter ishte edhe vajza 13 vjeçare e Kobe Bryant, Gianna Bryant. Gjithashtu aty ndodheshin edhe dy shokë të skuadrës së basketbollit të Gianna, të afërmit e tyre dhe një trajner, të cilët ishin duke shkuar për në një turne në Thousand Oaks.

Artikuj të ngjashëm