Reperja amerikane, Cardi B, ka ngritur padi ndaj ish menaxherit të saj, me pretendimin se ai ishte shume kontrollues ndaj karrierës dhe jetës së saj personale.
Kohë më parë, po ky person e kishte paditur atë, duke i kërkuar 10 milionë dollarë për një mosrespektim kontrate, nga çka kishte arritur t’i fitojë 20 përqind të komisionit, ndërsa kërkonte 50.
Në padi ajo ka deklaruar se Shaft u mundua t’ia kontrollonte secilin aspekt të jetës së saj, duke vënë barriera në mes të saj dhe njerëzve të afërt, në mënyrë që ta kishte nën kontroll të plotë, madje edhe duke u përzier edhe në atë se me kë ajo duhej në lidhej në mënyrë romantike dhe me kë jo.