Dua Lipa reagon pas fitores së Nora Gjakovës

By

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova sot ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

E suksesit të Norës i është gëzuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e cila e përgëzoi xhudisten kosovare për këtë fitore.

“Një tjetër medalje ari për Kosovën! Bravo Nora Gjakova”, ka shkruar Dua në postimin e saj në Instagram.

Ndryshe, këngëtarja pak ditë më parë u shpreh krenare me arritjen e xhudistes tjetër, Distria Krasniqi, e cila siguroi e para medaljen e artë për Kosovën në Tokio.

Artikuj të ngjashëm