Parajsa në tokë: Ky është vendi ekzotik ku nisën pushimet Alaudin Hamiti e Liberta Spahiu

By

Janë dyshja e pandashme. Së bashku në ekranin televiziv, së bashku në ngjarjet familjare dhe së bashku në pushime.

Liberta Spahiu dhe moderatori Alaudin Hamiti, janë miqtë më të mirë të shoubizit shqiptar.

 

Dyshja kanë udhëtuar në njërin prej vendeve më ekzotike në botë. Fjala është për Tanzaninë, përkatësisht ishullin e Zanzibarit, një vend ky magjik në Afrikën Jugore.

Alaudini është i shoqëruar nga gruaja e tij, Yllka Hamiti ndërsa bashkë me ta ndodhet edhe gazetari i Prive, Vlorijan Halili i cili do sjellë nga atje kronikat që rrëfejnë udhëtimin e tyre në këtë vend përrallash.

Oqeani Indian ofron një mrekulli, e në atë mrekulli mund të shkoni edhe ju përmes ofertave më të reja nga kompania As Travel. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm