Kjo është vera të cilën Afërdita Dreshaj do e mbajë në mend. Ajo u martua përmes një ceremonie magjike në Miami të Shteteve të Bashkuara.
Dasma e saj simpatike, bëri bujë në mediat shqiptare për shkak se ajo kishte mbledhur rreth vetes disa njerëz të famshëm.
Por ajo natë tashmë është lënë prapa dhe ka nisur muaji i mjaltit për modelen dhe hokeistin Jakub Kindl.
Dyshja kanë ikur në një vend ekzotik për ditët e para të martesës së tyre, duke mos treguar destinacion.
Pasi ka falënderuar miqtë që i morën pjesë në dasmë, Dreshaj ka publikuar një mori imazhesh nga vendi e hoteli ku pritet t’i kalojë ditët e mjaltit me bashkëshortin. /Prive.al