Zbardhen detajet: Ja gabimi që i kushtoi me jetë Ergit dhe shokut të tij

By

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën këngëtarit 22-vjeçar Ergi Dini, fitues të spektaklit të talenteve “X Factor Albania” dhe shokut të tij një vit më të vogël Kejdi Halili. Ngjarja ndodhi rreth orës 21.20 në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut” në qendër të Tiranës.

Lapsi.al mësoi se dy të rinjtë kanë qenë duke dalë nga zona e ish-Bllokut në unazë te ura përballë Tajvanit të hipur në motorrin e tyre tip Yamaha. Burime policore nga vendi i ngjarjes thanë se shpejtësia e tyre nuk ka qenë e madhe, por shkak është bërë gabimi i drejtuesit të motorit. Sipas dëshmitarëve, në një moment drejtuesi i ka dhënë gaz motorit duke e ngritur rrotën e parë në ajër. Ky ka qenë një moment fatal pasi dy të rinjtë kanë rënë mbrapsht. Ata kanë marrë dëmtime në kokë pasi të dy kanë qenë pa kaskat mbrojtëse.

Ata janë transportuar në spital, por kanë ndërruar jetë rreth orës 21.50 për shkak të dëmtimeve të marra.  Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet hetimore./lapsi.al/

Artikuj të ngjashëm