Johnny Depp në rrëfimin e sinqertë, pas divorcit në depresion e në lot

By

Aktori i famshëm amerikan, ka dhënë nëj intervistë shumë të sinqertë për revistën e njohur Rolling Stone, menjëherë pas padive nga ish gruaja e tij, thashethemeve për harxhimet e jashtëzakonshme e të tjera.

Depp për Rolling Stone, ka treguar se si është ndjerë pas divorcit me Amber Heard e po ashtu edhe paditë në të cilat është i përfshirë.

Image result for johnny depp

“Isha shumë i dëshpëruar. Nuk mund ta duroja dhimbjen çdo ditë”, ka thënë ai duke treguar se si ka kooperuar me ndjenjat e tij, e po ashtu, si ka nisur që t’i shkruajë të gjitha kujtimet e tij në një makinë shkrimi.

Image result for johnny depp

“E dyndja veten me vodka në mëngjes dhe filloja e shkruaja derisa sytë më mbusheshin me lot e nuk mund të shihja më as edhe një faqe. Vazhdoja e mendoja, se çfarë kam bërë për ta merituar tërë këtë? Jam përpjekur të jem i mirë me këdo dhe kam ndihmuar këdo që ma ka kërkuar e kam qenë besnik për të gjithë. E vërteta gjithmonë ka pasur rëndësi për mu dhe tani, ndodhi kjo!”, ka deklaruar Depp, në intervistën e parë pas shumë-shumë kohësh.

Thashethemet për manitë e tij të harxhimeve, e bënë që të përmendte edhe djalin e tij Jack Depp.

“Djali im e merrte vesh se si plaku i tij po i prishte paratë nga fëmijët në shkollë, dhe kjo s’është e drejtë”, ka thënë Depp.

Ai po ashtu ka folur për thashethemet lidhur me harxhimet marramendëse që u publikuan në media.

“Është ofenduese të mendohet se harxhova 30,000 dollarë në ditë në verë, sepse ishte shumë më shumë”, ka thënë ai. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm