Elvana Gjata sapo ka lansuar këngën e dytë të kësaj vere, dhe video klipi është një vepër arti.
Këngëtarja me trupën e baletit të Albi Nakos, ka një koreografi tejet interesante dhe artistike dhe gjithçka është planifikuar deri në detajin e fundit.
Por është Ermal Mamaqi, njëri ndër miqtë e saj më të mirë që është tallur pak me lëvizjet e mikes së tij.
Elvana në klip ka ato skenat ku lejon gravitetin ta përfshijë trupin e saj dhe bie në duart e balerinëve, e Ermali që ndodhet për pushime me familje, ka bërë parodi me klipin e këngëtares, duke u hedhur në të njëjtën pozitë si ajo në pishinë e në shtrat. /Prive.al
https://www.instagram.com/p/BkQJAdWFbz9/?taken-by=ermalmamaqiofficial