Me veshje kombëtare i këndojnë marijuanës, del inserti i këngës së Bes Kallakut e Ermal Fejzullahut

By

Pa dyshim ky është bashkëpunimi më interesant i vitit. Ermal Fejzullahu ka dekada që është në skenë, por kujt do ia merrte mendja që aktori Bes Kallaku do ndiqte një karrierë muzikore?

Debutimin e pati vitin e kaluar me Klajdi Harunin me këngën “Skifterja e Zemrës”, ndërsa këtë vit po sjellë një duet me këngëtarin Fejzullahu.

Është Xhensila ajo që ka publikuar një insert nga kënga e përbashkët e dyshes që njihet për sens humori, ku ata shfaqen në një sofër tradicionale e të veshur me rroba kombëtare.

Kënga është shumë ritmike dhe publikohet nesër e në klip ka edhe vajza të bukura, që i shoqërojnë këngëtarët të cilët i këndojnë “marijuanës”. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BkBFwBSHcvh/?taken-by=xhensilamyrtezaj

Artikuj të ngjashëm