Një pasdite ndryshe për Agnesa Vuthajn

By

Ikona e bukurisë Agnesa Vuthaj kujdeset goxha për paraqitjen e jashtme dhe imazhin që reflekton në publik.

Në rrjete sociale ajo ka postime të ndryshme nga përditshmëria e saj dhe aktiviteti.

Një pasdite ndryshe, Agnesa e ka kaluar së fundmi në një kopësht fëmijësh që administrohet nga motra e saj, me punën e së cilës ajo është krenare.

E hareshme me fëmijët në fotografitë e ndara, nuk kanë munguar komentet e ndjekësve të bukuroshes që kanë pasur një pyetje të thjeshtë – a ka ardhur koha për një fëmijë në jetën e Agnesës.

Përgjigjen mund të na e thotë vetëm ish-Missi. /Prive.al

Nje nga aktivitetet me te bukura nga java qe lame pas ishte vizita tek @kopshtigjeniu ne Prishtine. Kalova nje pasdite shume te kendshme me femijet e mrekullueshem, te cilet ishin te dashur, te edukuar mire, kreativ e shume te zgjuar. Lexuam perralla, kenduam e biseduam edhe per ushqimet qe duhet te hame per te qene te shendetshem dhe me te forte. Ne foton e pare jam me Jonin, i cili me tha “jam shume i rende e askush s’mund te me çoi” dhe mua mu desh ta deshmoj fuqine time ? Nje pershtypje shume te mire me lane edhe mesueset e kopshtit, te cilat ishin shume pozitive, te kujdesshme dhe shume te dashura me femijet. Krenare me motren time #ArbereshaVuthajBeka e cila ka sjellur nje fryme te re ne edukimin parashkollor, duke ngritur cilesine dhe nivelin e dashurise dhe kujdesit ndaj femijeve ne kopsht.

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj) on

Artikuj të ngjashëm