A u vulos sonte largimi i Blendi Fevziut nga Klani?

By

Kushdo që ndjek ‘Opinion’ nga Blendi Fevziu në TV Klan e di një gjë – parimin e saktësisë në kohë.

Në 20  vite transmetim, prezantuesi ka deklaruar që vetëm një herë ka pasur një vonesë prej dy minutash .

Ka qenë edhe vetë televizioni Klan ai që i është përshtatur gazetarit. Përkundër programeve të ngjeshura, nuk ka ndodhur asnjëherë që t’i hyhet në orar Blendit.

Por, tashmë kur marrëdhëniet janë agravuar dhe çdo herë e më shumë po përflitet shkuarja e Fevziut në Top, shikuesit kanë dëshmuar sonte një realitet të ri.

I paraparë të niste në 22:00, Opinion nga Blendi nuk ka nisur as në ora 23:00 meqenëse ‘Në kurthin e Piter Pan’ ka zgjatur mbi një orë më shumë se zakonisht.

Të ketë qenë kjo hakmarrja për kritikën e fortë të Fevziut ndaj pronarit Frangaj dhe drejtimit që po i  jep televizionit? Mesa duket, largimi po vuloset çdo ditë e më shumë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm