Kështu e përballoi Heidi meçin e Robinit

By

Mbrëmjen që lamë pas, bokseri shqiptar Robin Krasniqi pati një prej përballjeve më të rëndësishme në karrierë ku edhe triumfoi në titulln për kampion Europe.

E në gjithë këtë mes, një prej personave që e ka përjetuar më emocionalisht secilin raund të përballjes ka qenë personi i zemrës, Heidi Lushtaku.

Bukuroshja nga Drenica ka postuar një kolazh me disa prej momenteve të kapura nga aparati ku shfaqet me mimika gjatë përballjes së Robinit.

Krenare sa s’thuhet, ajo ka uruar personin e zemrës përmes rrjeteve sociale teksa si dhuratë për triumfin, do përgatisë ushqim traicional shqiptar – fli.

Kujtojmë se në një intervistë për Klan Kosova, Robin Krasniqi pak muaj më parë pati deklaruar se familjarët e tij shpesh nuk i përcjellin meçet, nga emocioni i madh i përballjes. Në këtë rast, Heidi duket ta ketë bërë zemrën gur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm