Verë e nxehtë, konkurrencë përvëluese! Ja këngët shqiptare që pritet të jenë hite

By

Ka kohë që vera ka filluar të sjellë klipe kualitative në mesin e artistëve shqiptarë, duke u shndërruar ky sezon në një “dy muajsh” ku medoemos duhet korrur sukses.

Këngëtarët shqiptarë janë në kopnkurrencë të ashpër me njëri tjetrin gjatë verës, e secili përpiqet të na ngelet në mëndje me melodi ritmike e klipe të realizuara buzë detit e me plot ngjyra.

Tashmë ka disa këngë që janë publikuar e që pritet të shpërthejnë gjatë muajve të nxehtë, e ka edhe bashkëpunime të tjera që pritet të jenë në top gjatë këtij sezoni.

Njëri ndër këta bashkëpunime, është pa dyshim Flori Mumajesi me Getoar Selimin. “Dashni me Raki”, medoemos do dëgjohet ngado.

Image result for flori dhe geti dashni me raki

Një tjetër bashkëpunim që ka predispozita të jetë hit, është ai në mes Nora Istrefit e DJ Mixey.

Përveç kësaj, edhe Xhensila e Ardian Bujupi kanë paralajmëruar një këngë.

https://www.instagram.com/p/BjaXeZ7hwEh/?taken-by=xhensilamyrtezaj

E me plot ritme latine, këtë vit vjen edhe Soni me reperin e famshëm latin Jowell, të cilët tashmë kanë finalizuar xhirimet e klipit të tyre.

#comingsoon @jowellgram #enlaintimidad

A post shared by S?N☝? ♏️A??AJ ☀️ (@soni_malaj) on

Por, kësaj here edhe Elvana Gjata ka paralajmëruar një klip që pritet të jetë bombastik. Kënga është në gjuhën shqipe e klipi ka plot dinamikë e vallëzim. Të paktën kështu duket në imazhet që këngëtarja ka publikuar nga seti i xhirimeve.

Artistët edhe kësaj here janë mudnuar shumë për të mbijetuar në këtë treg të madh muzikor, e emrat që kanë spikatur janë ata të lartëshënuarit.

Eh, po njëherë vjen vera kah dera!

Artikuj të ngjashëm