Himena me mesazh për banorët, thumbon disa nga ta

By

Banorja që u eliminua të premten nga Big Brother VIP Kosova, Himena, ka dhënë nga një mesazh për banorët që gjenden ende në shtëpinë e famshme.

Dikë e thumboi e dikë e lavdëroi.

Ajo tha se e la shtëpinë në një lojë të pistë nga disa banorë.

Melisës i tha që të “shpatat që i ka marrë të mos i shfrytëzojë për ngjarje të konsumuara tanimë”.

Për Stresin tha që të mos lëndojë të tjerët duke u munduar ta ngrijë veten. Të njëjtin mesazh e pati edhe për Dafinën.

Për Artën tha që është një “aktore e vërtetë”, ndërkaq për Xhulin tha se është “shumë problematike”, duke shtuar se ajo po mundohet të shkojë larg duke u munduar ta prishë veten për një çmim.

Gresën e Vedatin tha se i sheh në finale.

Për Atdheun tha të qëndrojë i fortë, ndërkaq Blastës i tha të zgjohet nga gjumi.

Mbresës i tha të mos përfshihet në debate që nuk i takojnë, ndërkaq për Brunon tha se po e luan shumë mirë lojën.

Artikuj të ngjashëm