Ai është njëri ndër balerinët më të famshëm shqiptar, karriera e të cilit nuk është kufizuar vetëm në vendet ku flitet shqip.
Kledi Kadiu është ka disa vjet që është në një marrëdhënie me francezen Charlotte Lazzari, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur Lea.
Çifti bashkëjetojnë dhe së fundmi, persona të afërm të tyre kanë zbuluar se ata kanë vendosur të martohen.
Burime për “Vox Albanie” tregojnë se dasma do të zhvillohet më 18 qershor në periferi të Romës, buzë liqenit të Braçianos.
Në ceremoninë madhështore që pritet të mbahet, do të marrin pjesë shumë figura të njohura të ekranit si Maria de Filippi, Ermal Meta, Ambeta Toromani, Klaudia Pepa e shumë të tjerë që mbeten ende të pazbuluar. /Prive.al