Ata shokuan botën kur kumtuan lajmin se u ndanë.
Mundësja Nikki Bella dhe aktori i famshëm amerikan John Cena, i dhanë fund fejesës pak javë para dasmës që e kishin planifikuar prej kohësh dhe duket se vendimin për ndarje e ka marrë vet Bella, e cila në një intervistë amerikane, ka rrëfyer arsyet e ndarjes.
“Nëse nuk të vjen e drejtë, nuk e ndien si diçka të drejtë dhe ka pak hezitim, duhet ta zbulosh dhe të mos kesh frikë”, ka thënë Bella, e cila ka treguar se ajo kishte kërkuar të mos martoheshin.
“Thjesht nuk doja të ngjitesha në altar, t’i jepja ato zotime dhe të hezitoja ose të pendohesha. Ditën që i jap ato betime, dua të jem me atë person derisa vdekja të na ndajë dhe këtë e mendoj vetëm me John, por tani për tani, hezitova”, ka shtuar ajo, duke thënë se ende e ka fustanin e martesës sepse shpreson se do martohet një ditë me John, ka theksuar Nikki për revistën Live & Style, raporton Prive. /Prive.al