Janë motër e vëlla dhe bashkë kanë sjellë plot këngë.
Remzie dhe Nexhat Osmani, gjithmonë kanë sjellë këngë të bukura së bashku e tani, ata kanë bashkëpunuar në një projekt dedikuar nënave.
Kënga që flet për raportin nënë e bir, ka një tekst emocionues e një klip me dramë familjare po ashtu.
Mesazhi që tenton të përçojë kënga, iu drejtohet djemve e iu kërkohet t’i duan nënat e tyre pa kufi. /Prive.al