“Mesazhet e koduara” përmes këngëve, Ledri e lëshon “bombën”

By

Prej disa ditësh rrjeti “vlon” sa i përket projektit të fundit të Dafina Zeqirit me Elgit Dodën.

Ishte një varg specifik që bëri hatanë e madhe.

Fjala është për pjesën:

 “Se ti kom dhon krejt, mi ke dhon krejt
Ama sot prapë vetëm
Ti ke humb njejt’, unë kam humb njejt’
Ama ndjenjat mbetën”

Kjo pjesë u mor në internet si kundërpërgjigje ndaj një prej projekteve të fundit të Ledri Vulës në bashkëpunim me Romeo Veshajn dhe Klementin, konkretisht me vargun “Ti kom dhon krejt, ti kom dhon krejt ama loçkë m’le vetëm”.

@albcelebs Communicating through songs🖤 @Dafina Zeqiri #fyp #viral #trending #vip #lyric #edit #albania #kosovo #explore #sad #broken #albcelebs #dafinazeqiri #ledrivula #simua ♬ original sound – Albcelebs

E duket se rrëmujën në rrjet e ka parë edhe vetë Ledri.

Në faqen e label-it të Dafinës, MoneyZ, pyetur mbi pjesën e preferuar, Ledri ka komentuar dhe gjejeni pak cilën pjesë?

“Ti kom dhon krejt”, është shprehur ai në hapësirën e komenteve duke habitur plot nga ndjekësit e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm