Princi Harry ka arritur në vendin ku do të bëhet dasma e tij ndërsa nusja Meghan Markle, sapo është nisur për te kisha e fotografitë e para të nuses janë bërë publike.
Dasma e tyre është një dasmë e Listës A në histori dhe njëra ndër më të komentuarat në vitet e fundit.
36 vjeçarja po duket si princeshë e veshur në të bardha e në një kurorë të mbuluar në diamante, derisa e ka lënë hotelin në Berkshire, për tu larguar në Kështjellën Windsor.
Ajo është e shoqëruar nga nëna e saj Doria, e cila shihet me të bijën në veturë, përderisa babai i saj Thomas Markle nuk do të marrë pjesë në dasmë sepse është i sëmurë, shkruan Daily Mail, transmeton Prive.