BimBimma po punon për librin e tij të dytë

By

I ftuar për Prive, reperi BimBimma u përgjigj në pyetjet e fansave në rubrikën “Kutia e pyetjeve”.

Në këtë intervistë ai konfirmoi se po punon për një libër të dytë.

Libri i parë i reperit më titull “Po E Zi” u promovua më 5 qershor të vitit 2019. Libri përmban poezi dhe këtë vepër të tij artisti ia kishte dedikuar djalit të tij, Gegës.

Libri i parë i artistit ishte promovuar në menzën “Ramiz Sadiku” në lagjen Pejton në Prishtinë, ku kishte shumë të pranishëm dhe në mesin e tyre edhe kolegë të reperit.

BimBimma nuk ka ndarë detaje tjera sa  përket librit të tij të dytë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm