Princi i Uellsit, do të niset në altar për të luajtur rolin e babait të nuses dhe do e shoqërojë aktoren Meghan Markle për në altar në ditën e dasmës së saj.
Princi Charles do të jetë ai që do e shoqërojë nusen para Princit Harry e ata do ta kurorëzojnë më pas dashurinë me një ceremoni madhështore sipas rregullave mbretërore.
Pallati Kesington ka lajmëruar se Charles do e shoqërojë nusen Markle në kishën e Shën Gjorgjit të shtunën.
Mirëpo në anën tjetër, gazeta e famshme britanike The Telegraph, ka marrë vesh se Princi Charles do e dorëzojë zonjën Markle vetëm deri tek gjysma e altarit, e jo deri në fund dhe formalisht askush nuk do e dorëzojë tek bashkëshorti. /Prive.al