Dua Lipa, favoritja për kolonën zanore të filmit të ri të James Bond?

By

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, po përflitet se mund ta incizojë kolonën zanore të filmit të ardhshëm të James Bond, përcjell Klan Kosova.

Capital FM shkruan se shumë kishin parashikuar që Ed Sheeran dhe Adele ishin më të favorizuar për tu përzgjedhur, megjithatë katapultimi i Dua Lipës në skenën botërore duket se e ka bërë atë kandidaten kryesore.

Ishin Adele dhe Sam Smith dy artistët që së fundi kishin kënduar kolonën zanore për filmat me agjentin e famshëm fiktiv. /

Artikuj të ngjashëm