Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Kur Ermali dhe Ariana ‘bllokojnë’ autostradën – Privé – Faqja Zyrtare

Kur Ermali dhe Ariana ‘bllokojnë’ autostradën

By

Zakonisht, dasmat shpesh përbëjnë edhe ‘furnizuesin’ kryesor me fotografi në rrjete sociale të çifteve.

E tillë ishte menduar edhe për Ermal Fejzullahun dhe bashkëshorten e tij Arianën që mbrëmë morën pjesë në dasmën e Samir Ujkanit në një prej restoranteve më luksoze në vend për evente të tilla.

Megjithatë, dyshja në fotografitë e ndara sot pas festimeve kur kanë marrë veten kanë vendosur të pozojnë diku tjetër.

Ndryshe prej fotove nga qilimi i kuq, Ermali dhe Ariana janë mjaftuar me një foto të shkrepur në autostradë, sipas të gjitha gjasave në rrugë drejt dasmës së mbrëmshme.

Ndonëse jo me guximin e Mihrije Brahës, e njohur për pozat e saj të nxehta në mes të vijave të bardha që ndajnë korsitë, çifti, prej më të pëlqyerve në shoubizin shqiptar shkëlqejnë krah njëri-tjetrit. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm