E divorcuar vjet më parë: Ky është raporti i Albërie Hadërgjonajt me ish burrin!

By

Ka qenë e martuar, dhe nga ajo martesë tani ka dy vajza, Agnesën dhe Angjelinën.

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, është divorcuar që disa vjet nga bashkëshorti, por me të vazhdon të ruajë një marrëdhënie të mirë e e njëjta vlen edhe për vajzat.

Image result for alberie hadergjonaj bashkeshorti

Vajza e madhe e këngëtares, Agnesa është pyetur së fundmi gjatë një interviste në emisionin “Një kat më lart”, për marrëdhënien me babain.

Agnesa tregoi se takohet thuajse çdo ditë me të atin pasi jeton në Tiranë ndryshe nga Albërie dhe Anxhelina të cilat jetojnë në SHBA.

“Ne kemi qenë të vogla, por e kuptonim. Marrëdhëniet me babin, edhe ne, edhe mami, i kemi shumë të mira. E takoj gati përditë, ishte një gjë e shëndetshme për të gjithë”, është shprehur Agnesa.

Albëria më nuk është martuar, përderisa në një intervistë kohë më parë me Turjan Hyskën, kishte thënë se bashkëshortin e kishte dashur shumë. /Prive.al

Image result for alberie hadergjonaj dhe vajzat

 

Artikuj të ngjashëm