Roza Lati i fut tmerret Ronela Hajatit, ia sjellë në studio fobinë më të madhe që ka!

By

Intervista e saj e fundit në emisionin e moderatores Roza Lati, “Why Not”, Ronela Hajatit nuk i shkoi si e kishte planifikuar.

Këngëtarja u përball me fobinë e saj më të madhe: QENTË.

Lati e cila është një adhuruese kafshësh dhe njëra ndër aktivistet më të zëshme për mbrojtjen e të drejtave të tyre në Shqipëri, i ka sjellë Hajatit dy qen në studio me të filluar intervista.

“Të lutem, hiqe, të lutem, o mami, o maaa, të lutem hiqe”, i tha Ronela Rozës.

“U bëra ujë në djersë, mbarova komplet si njeri, tani mund edhe ta kem bërë (në mbathje)”, tha Ronela, por “tortura” nuk mbaroi me kaq pasi njëri prej qenve i shkoi tek këmbët, shkruan Xing.al.

Ronela ulëriti dhe u lut sërish t’ia hiqnin qentë. “Të lutem se u dhjeva, të lutem, hiqe”, tha këngëtarja derisa qentë më pas i nxorën nga studio. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm