‘Godet’ Blero: ‘Ka me ardhë dita kur …’

By

Pasi ka kaluar relativisht kohë prej herës së fundit kur çoi pluhur nëpër portale, këngëtari Blero Muharremi ka ‘goditur’ sërish.

Mbrëmë vonë, një postim i tij ka ngjallur pikëpyetje për faktin se kujt eventualisht mund t’i ishte drejtuar.

Në një foto ku shihet me vajzën e tij Tarën e cila ia mbyll gojën, Blero ka shkruar: ‘Ka me ardhë dita kur foli unë’.

Për t’i shtuar dozën e dramacitetit postimit të bërë Blero ka vendosur si përshkrim tre pika duke mos thënë asgjë tjetër.

Kujtojmë se këngëtari i hitit ‘A thu’ kohë më parë kishte paralajmëruar librin e tij autobiografik duke thënë se dita e publikimit për dikë nuk do jetë aspak e mirë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm