Përveç me Ledri Vulën, Buta ka gati projektin tjetër me reperin e famshëm

By

Projekti që Buta po e sjellë me Ledri Vulën tashmë është finalizuar dhe pritet që brenda muajit maj veç të publikohet.

Xhirimet e videoklipit janë kryer në Amerikë, ku reperët bashkë me menaxherin e tyre Faton Shoshin, qëndruan për disa ditë.

Por, kjo nuk është e tëra.

Siç mëson Prive, Buta këtë muaj lanson edhe një tjetër bashkëpunim me Gjikon, përveç se këtu, mysafiri është Buta.

Iu kujtojmë që Gjiko ka finalizuar ‘mixtape’ dhe pritet që së shpejti të dalë në treg./Prive.al

Artikuj të ngjashëm