Janë bërë bashkë dy çunat më simpatikë të shoubizit.
Këngëtari yll Limani dhe i biri 11 muajsh i reperit Majk, kanë kaluar pasditen e së mërkurës të shoqëruar nga njëri tjetri.
Dyshja duket të jenë kënaqur së bashku, përderisa po e shihnin një meny për të porositur në një restorant, e për të shkrepur këtë fotografi të rrallë, është kujdesur Majlinda Zeka, ish e dashura e Majk, nëna e vogëlushit simpatik.
Në Maj, Roan pritet të mbushë 1 vjet, kurse prindërit e tij vazhdojnë të jenë të ndarë dhe në të tjera rrugë, pasi Majk ka nisur një lidhje të re dashurie me një vajzë nga Prishtina. /Prive.al