Kujt do t’ia dedikojë Geti këngën e re ?!

By

Lideri i Babastars Getoar Selimi nuk e ka ndërmend te ndalet me projekte muzikore. Pasi solli ‘Ta du majmunin’, ‘Tirana Lifestyle’ e ‘Sjena mo’ reperi ka vendosur të sjellë së shpejti edhe një krijim të ri.

Siç merr vesh Prive, Geasy tashmë ka përfunduar inçizimin e këngës me titull ‘VS’. Këto dy shkronja si iniciale të një emri janë mjaft të njohura për secilin falë brendit të suksesshëm VS.

Kënga do i dedikohet pikërisht dizajnerit Valdrim Sahiti dhe punës ikonike të këtij të fundit në fushën e modës.

Ende nuk ka një datë se kur do lançohet projekti, kjo besohet të ndodhë shumë shpejt pasiqë punët tashmë janë finalizuar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm